Projektet Tona
Turizmi rural si mundësi zhvillimore
Zhvillimi i turizmit rural është përcaktuar si një nga faktorët kyç për zhvillimin ekonomik lokal dhe veçanërisht për ekonominë rurale. Për vendet e vogla dhe në proces zhvillimi, një nga përfitimet kryesore që mund dhe duhet të shfrytëzohet janë burimet natyrore.
Theksi vihet tek vendet më pak të zhvilluara si dhe ato në proces zhvillimi, pasi natyra dhe burimet natyrore ende janë të "ruajtura" nga ndotja dhe shfrytëzimi i pakontrolluar. Në Maqedoninë e Veriut, një segment i tillë i mrekullueshëm ndodhet në pjesën veriperëndimore të vendit.
Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i këtij hulumtimi është të nxjer në pah potencialin ekonomik për zhvillimin e ekonomisë rurale dhe turizmit rural tek në rajonin e quajtur Stanet e Shipkovicës si edhe tek të gjithat entitetet joformale që ekzistojnë në pjesën malore të rajonit të Pollogut.
Hulumtimi është pjesë e projektit "Stanet e Shipkovicës - Përvoja autentike", financuar nga CNVP.
Për realizimin e këtij hulumtimi janë përdorur disa metoda dhe teknika edhe atë:
- Hartimi i një pyetësori i shpërndarë tek një masë më e gjerë e njerëzve potencial
- Përvoja direkte jetësore e realizuesit të këtij hulumtimi
- Komunikimi me banorë të më të vjetër që ndër vite kanë jetuar në këto vise
- Intervista në terren me pronarët/banorët e stanëve
Parku Kombëtar Mali Sharr
Mali Sharr është një masiv i madh malor i lartë që shtrihet përgjatë zonës kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Zona e Malit Sharr përfaqëson një pikë të nxehtë të biodiversitetit evropian me vlera të jashtëzakonshme natyrore.
Më 30 qershor 2021, Kuvendi i RMV-së shpalli një pjesë të Malit Sharr si Park Kombëtar. Sipas kritereve të IUCN-së, parku i përket kategorisë II të zonave të mbrojtura – Park Kombëtar, me më shumë se 75% të territorit nën një shkallë të lartë mbrojtjeje.
Parku shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 62,705 hektarësh dhe është i pasur me pyje, livadhe, liqene akullnajore, rrjedha ujore dhe një morfologji të larmishme gjeografike.
Historiku i Staneve të Shipkovicës
Stanet e Shipkovicës janë të vendosura në një lokacion shumë atraktiv. Ndodhen hiç më shumë se 4 kilometra nga Kodra e Diellit. Aktualisht ka 63 Stane, të cilat kohët e fundit më së shumti ju ngjajnë vikend-shtëpizave se sa staneve të vërteta.
Nga stanet tërësisht tradicionale si në kohërat e kaluara ka ngel vetëm një - Stani i Neshatit, një bari që ende në mënyrën më tradicionale të mundshme, vazhdon me kultivimin e bagëtive të imta.
Sot pjesa dërmuese e tyre përdoren për qëllime rekreacioni, fundjavë me familje e me miq. Banorë që ende meren me bagëti dhe që vazhdojnë e përdorin objektet e përkohshme janë hiç më shumë se 7 familje.
Turizmi rural si formë alternative për zhvillimin ekonomive rurale
Stanet mund të transformohen në qendra të vogla turistike, ku vizitorët mund të përjetojnë jetën tradicionale malore: ushqim bio, përgatitje djathi, ecje në natyrë, eksplorim të florës dhe faunës.
Rajoni i Sharrit ofron disa lloje potenciale të turizmit:
- Agroturizmi: Vizitorët përjetojnë jetën në stan, ndihmojnë në blegtori, shijojnë produkte tradicionale
- Eko-turizmi: Ecje në natyrë, vëzhgim i florës/faunës, eksplorim i liqeneve dhe shtigjeve
- Turizmi kulinar: Degustim i ushqimeve tradicionale: flija, djathi, mishi i thatë, etj.
- Turizmi sportiv: Ecje, çiklizëm malor, kamping, ski në dimër në afërsi të Popova Shapkës
- Turizmi kulturor: Promovimi i zakoneve, festave dhe veshjeve tradicionale të zonës
Gjetjet nga hulumtimi
Nga gjithsej 21 të anketuar rezulton se:
- 11 prej tyre e kanë në shfrytëzim stanin më shumë se 10 vjet
- 13 prej tyre janë pronarë të parë kurse 8 nga të anketuarit e kanë të trashëguar
- Vetëm 7 prej tyre e përdorin për ruajtjen e bagëtive, kurse 14 të tjerët e shfrytëzojnë vetëm për pushim
- 16-të nga të anketuarit besojnë se Stanet e Shipkovicës mund të ndihmojnë në ekonominë rurale
- 19 nga të anketuarit janë të interesuar për projekte që do të ndihmonin në përmirësimin e kushteve
Mundësitë e identifikuara
Mundësia e parë: Agroturizëm Vila Stanet
- Akomodim
- Akomodim dhe ushqime tradicionale
- Guidë Malore
- Mjaltë
Mundësia e dytë: Tafil Arifi
Një blegtor me traditë familjare disa dekadëshe
- Një ditë bari - shoqërim me baiun e tufër në bjeshkë
- Mjellja e deleve
- Shitjen e prodhimeve të qumështit
Mundësia e tretë: Nexhbedin Haliti – Eko Natyra
- Akomodim
- Digustimi i çajrave të ndryshëm nga bjeshkët e Sharrit
- Guidë Malore
- Guidë për të dëgjuar zogjtë
- Guidë për të parë kafshë të egra
Mundësia e katërt: Vejtse Hause_Veli Veiu Vicë
Akomodim deri ne 10 persona, ushqim dhe guidë turistike
Mundësia e pestë: Muhamed Jashari f. Veshallë
- Akomodim dhe ushqim
- Mjaltë dhe produkte blete
Mundësia e gjashtë: Traditional food Bozovca
Shahin Fazlija – Bozovcë
Përfundim
Ky hulumtim, ndoshta i pari i këtij lloji, do shërbejë si një burim informacioni për historikun dhe zhvillimin e staneve të Shipkovicës. Rëndësia e tij qëndron në identifikimin e potencialit turistik gërshetuar me mundësitë e ekonomive të vogla familjare joformale.
Në hulumtim u përfshinë 21 persona, e të cilët si ofertë finale për turistët potencial ofruan:
- Akomodim
- Ushqime tradicionale
- Guidë
- Shëtitje në natyrë për të parë florën dhe faunë
Shkarkoni Hulumtimin e Plotë
Për të lexuar hulumtimin e plotë me të gjitha detajet dhe analizat, shkarkoni dokumentin PDF:
Shkarkoni Hulumtimin e Plotë (PDF)Dokumenti përmban të gjitha detajet e hulumtimit, metodologjinë, rezultatet dhe rekomandimet për zhvillimin e turizmit rural në rajonin e Staneve të Shipkovicës.
CESARD
SQ
EN
MK